Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeXhaka i uron suksese Berishës pas pensionimit nga Kombëtarja e Kosovës

Xhaka i uron suksese Berishës pas pensionimit nga Kombëtarja e Kosovës

Granit Xhaka ka ndarë një mesazh urimi për Valon Berishën, pas vendimit të tij për t’i dhënë fund paraqitjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Berisha u përshëndet me fanellën e Kosovës para ndeshjes ndaj Austrisë. Gjatë ceremonisë në stadium, mesfushori nuk i përmbajti emocionet teksa tifozët e duartrokitën për kontributin e tij ndër vite.

Ai ishte pjesë e grupit të parë të futbollistëve që iu bashkuan Kosovës pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Berisha do të mbetet në historinë e Kombëtares edhe si autori i golit të parë të Kosovës në një ndeshje zyrtare, kur realizoi ndaj Finlandës me një goditje që u bë ikonike për përfaqësuesen.

Ndërkohë, Xhaka i ka uruar Berishës suksese në vazhdim të karrierës dhe jetës së tij pas Kombëtares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/      

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT