Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeTërmet 5.6 ballë godet Egjiptin

Tërmet 5.6 ballë godet Egjiptin

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Egjiptin në orët e hershme të mëngjesit, rreth 38 kilometra në veri të qytetit të Suezit.

Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Astronomi dhe Gjeofizikë të Egjiptit, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 03:00.

Instituti bëri të ditur se deri më tani nuk ka marrë raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane ka aktivizuar planin emergjent në provincat ku janë ndjerë lëkundjet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave me shenja të dëmtimeve strukturore dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare, derisa po vazhdon vlerësimi i situatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT