Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTrainkos anulon trenat drejt Prishtinës pas aksidentit fatal

Trainkos anulon trenat drejt Prishtinës pas aksidentit fatal

Peja është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur mëngjesin mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e goditjes nga treni, një grua e ka humbur jetën.

Pas këtij rasti, Trainkos ka njoftuar se trenat me numër 760 dhe 4201, në relacionin Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas, janë anuluar për ditën e sotme.

Kompania ka bërë të ditur se anulimi është bërë për shkak të “rrethanave të papritura”, pa dhënë hollësi të tjera.

“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201 Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Trainkos ka bërë të ditur se treni me numër 4200 do të qarkullojë sipas orarit të planifikuar.

Tragjike: Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Prokuroria e Pejës deklarohet për rastin e gruas që u godit për vdekje nga treni

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT