Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeTentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari

Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, i cili një ditë më parë tentoi të vrasë me armë zjarri një 38-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”.

50-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me 38-vjeçarin dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje, shkruan A2CNN.

Më pas ai ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.      

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT