Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeIrlandezët frikësohen nga Muriqi, Zhegrova e Asllani para ndeshjes me Kosovën: Shumë...

Irlandezët frikësohen nga Muriqi, Zhegrova e Asllani para ndeshjes me Kosovën: Shumë vështirë të ndalen

Vedat Muriqi pritet të jetë një nga kërcënimet kryesore për Republikën e Irlandës në përballjen me Kosovën, ndërsa analistët irlandezë kanë paralajmëruar edhe për rrezikun që mund të paraqesin Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të mirë te Fenerbahçe, ndërsa nga ai pritet sërish të mbajë përgjegjësinë kryesore për golat e Kosovës në ndeshjet e Kombëtares.

Analisti i RTE-së, Alan Cawley, ka vlerësuar se mbrojtja irlandeze do ta ketë të vështirë për ta ndalur kapitenin e Kosovës.

“Ai është një prani e madhe fizike në sulm dhe ka nuhatje për golin. Ka pasur një fillim shumë të mirë të sezonit me Fenerbahçen, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje”.

Cawley ka veçuar edhe kontributin e Muriqit në fazën defensive, duke kujtuar paraqitjen e tij në ndeshjen e kaluar.

“Një tjetër forcë e tij që e vumë re në atë ndeshje ishte puna e tij në zonën e mbrojtjes dhe numri i largimeve që bëri”.

Sipas analistit irlandez, Muriqi do të jetë një sfidë e madhe për mbrojtësit, pavarësisht skemës që do të përdorë Irlanda.

“Cilido që të luajë në mbrojtje për ne, qoftë me tre apo katër mbrojtës, do ta ketë shumë të vështirë”.

Në të njëjtin podcast ka folur edhe ish-reprezentuesi i Republikës së Irlandës, Stephen Kelly, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe te dy futbollistë të tjerë të Kosovës.

Kelly ka përmendur Edon Zhegrovën, i cili luan për Juventusin, si dhe sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili ka shënuar katër gola në 16 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

“Ata kanë lojtarë të talentuar në sulm, kështu që futbollistët tanë defensivë do të duhet të jenë maksimalisht të përqendruar”, deklaroi Kelly.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT