Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, më 23 shtator 2026, moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


