Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna në Stamboll: Policia përplaset me 21-vjeçarin e dyshuar për terrorizëm,...

Të shtëna në Stamboll: Policia përplaset me 21-vjeçarin e dyshuar për terrorizëm, plagoset një qytetar

Një përleshje me armë ndërmjet Policisë dhe një personi të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH ka ndodhur në zonën Sultanbeyli të Stambollit.

Sipas autoriteteve turke, incidenti ndodhi gjatë një operacioni për arrestimin e 21-vjeçarit Berkan Ç., i cili dyshohej se kishte lidhje me DEASH-in dhe po planifikonte një sulm terrorist në Turqi.

Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari dyshohet se hapi zjarr ndaj zyrtarëve policorë, të cilët më pas iu kundërpërgjigjën.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 21-vjeçari u neutralizua, ndërsa një qytetar mbeti i plagosur.

Autoritetet thanë se gjatë hetimeve kishin siguruar informacione për lidhjet e të dyshuarit me organizatën terroriste dhe përgatitjet e tij të dyshuara për një sulm.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT