Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia sekuestron 11 motoçikleta në Pejë, paralajmëron zero tolerancë ndaj kundërvajtësve

Policia sekuestron 11 motoçikleta në Pejë, paralajmëron zero tolerancë ndaj kundërvajtësve

Policia e Kosovës ka sekuestruar të enjten 11 motoçikleta në Pejë për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion.

Aksioni është zhvilluar nga Stacioni Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar pasi drejtuesit e tyre janë hasur duke vozitur pa patentë shoferi, pa regjistrim ose pa helmetë mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka paralajmëruar se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

“Policia do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT