Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm, arrestohet një person në Prishtinë...

Dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm, arrestohet një person në Prishtinë – i sekuestrohen mbi 41 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, kishte zhvilluar hetime intensive lidhur me veprimtarinë e dyshuar të kundërligjshme.

Pas sigurimit të urdhrit për kontroll, njësitet policore e lokalizuan dhe e arrestuan të dyshuarin, ndërsa kontrolluan dy lokacione në pronësi të tij në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 41 mijë e 655 euro para të gatshme, 20 franga zvicerane, dy telefona, një USB, një laptop, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse dhe një veturë.

Policia ka sekuestruar edhe dëshmi të tjera që dyshohet se ndërlidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT