Mbrëmjen e së martës janë raportuar të shtëna me armë në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Klankosova.tv se nuk ka të lënduar si pasojë e të shtënave.
Ai shtoi se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, sipas tij, janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.


