Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë në Miradi të Fushë Kosovës, një person përfundon...

Të shtëna me armë në Miradi të Fushë Kosovës, një person përfundon në QKUK – i dyshuari në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ndërsa i dyshuari për rastin është identifikuar nga Policia, por ende nuk është arrestuar.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 15:30 kanë pranuar informacion nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Personi i dyshuar është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati.

“Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.”, tha ajo për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT