Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeElvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të...

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjata ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale ftesën për pjesëmarrje në protestë, duke iu bashkuar kështu thirrjes për protestën e paralajmëruar.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT