Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTë shtëna me armë në Fushë Kosovë, një person përfundon i plagosur

Të shtëna me armë në Fushë Kosovë, një person përfundon i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 21:00 Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin për rastin dhe njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se i lënduari është plagosur me armë zjarri. Ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore janë në zhvillim dhe pritet të publikohen më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT