Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDeliu-Kodra reagon pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut: Siguria duhet të...

Deliu-Kodra reagon pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut: Siguria duhet të jetë mbi gjithçka

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar pas vdekjes së dy punëtorëve të KEK-ut brenda vetëm tri ditësh.

Deliu-Kodra ka kërkuar hetim të plotë, serioz dhe të menjëhershëm për secilin rast, duke vënë theksin te kushtet e punës, masat e sigurisë dhe përgjegjësia institucionale.

“Siguria dhe jeta e punëtorëve duhet të jenë mbi gjithçka”, ka theksuar ajo, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga këto tragjedi.

Sipas Deliu-Kodrës, përtej ngushëllimeve kërkohet përgjegjësi dhe ndërmarrja e masave konkrete, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT