Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiq i shkruan Ruttes: I kërkon NATO-s të mos mbështesë hapjen e...

Vuçiq i shkruan Ruttes: I kërkon NATO-s të mos mbështesë hapjen e urës mbi Ibër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke i kërkuar që Aleanca të mos mbështesë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiq tha se, sipas tij, hapja e urës mund të ndikojë në situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“I kam dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe i kam kërkuar që NATO-ja të mos lejojë hapjen e urës mbi Ibër”, deklaroi ai.

Presidenti serb pretendoi se çështja e urës ka qenë pjesë e dialogut Kosovë–Serbi dhe se për hapjen e saj nuk është arritur marrëveshje.

Ai foli edhe për një bisedë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq, dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilën e përshkroi si “shumë të vështirë”.

Vuçiq kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian dhe vendet perëndimore, duke pretenduar se marrëveshjet e arritura më herët në kuadër të dialogut nuk janë zbatuar.

“Prandaj i kam dërguar letër Mark Rutte-s dhe i kam kërkuar që të heqin dorë nga mbështetja për një vendim të tillë të autoriteteve të Prishtinës”, tha ai.

Ai shtoi se Beogradi do të vazhdojë të veprojë përmes mjeteve politike, duke mos përjashtuar mundësinë e kërkimit të një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Ndërkohë, KFOR-i ka bërë të ditur se ka nisur gradualisht kalimin drejt një pranie të përhershme në urën mbi Ibër, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar koordinim dhe konsultime për hapat që lidhen me këtë çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT