Analisti Nexhmedin Spahiu ka bërë bujë pasi e ka propozuar vetë veten për president të Kosovës.
Pas reagimeve që shkaktoi deklarata e tij, Spahiu është sqaruar duke thënë se nuk ka asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten për një post të tillë.
“Nuk është asgjë jo serioze që dikush ta propozojë veten”, ka thënë Spahiu.
Spahiu ka treguar se emri i tij është propozuar edhe më herët nga personalitete publike, të cilët, sipas tij, kanë dhënë argumente se pse ai duhet të ishte president.
Por këtë herë, duket se Spahiu nuk ka dashur të presë propozimin nga të tjerët.
Me pak fjalë: nëse nuk po të propozon askush, propozoje veten.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


