Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTë hënën vendimi për Mehmetajt, çfarë pritet nga aktgjykimi për vrasjen e...

Të hënën vendimi për Mehmetajt, çfarë pritet nga aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan? (VIDEO)

Gjykata Themelore në Pejë të mërkurën ka përmbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ndërsa aktgjykimi ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt do të shpallet më 24 gusht.

Nga të shtënat e 26 nëntorit të vitit 2021 në drejtim të autobusit që po qarkullonte në Gllogjan, mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., ndërsa një tjetër person, F.T., ishte plagosur rëndë.

Për këtë rast dhe për atë që pritet nga aktgjykimi është diskutuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Gazetarja Qëndresa Tërshani, e cila e ka përcjellë këtë proces gjyqësor, ka folur në detaje për zhvillimet në këtë rast.

Vendimi do të dihet përfundimisht të hënën, kur gjyqtari i rastit, Leon Përlaska, do ta japë vendimin. Aktgjykimi ishte planifikuar të shpallej më 10 korrik, por ishte shtyrë për shkak të një prove”.

Sipas Tërshanit, është tepër interesante se edhe në seancën e 10 korrikut, por edhe në seancat e tjera, treshja e familjes Mehmetaj është paraqitur e relaksuar.

Ajo shtoi se të akuzuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë se kanë të bëjnë me këtë rast, njofton Klankosova.tv

“Ata janë komplet të relaksuar me idenë se ne nuk e kemi bërë, nuk kemi të bëjmë me këtë rast dhe do ta kuptoni në fund të procesit që ne nuk kemi qenë dhe se janë komplet akuza të pabazuara”, ka thënë Tërshani.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Detajet në videon e mëposhtme:

Gjykata mbyll shqyrtimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi më 24 gusht

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT