Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeTakimi Kurti-Abdixhiku, Daka: Nëse LDK nuk merr atë që kërkon, vendi shkon...

Takimi Kurti-Abdixhiku, Daka: Nëse LDK nuk merr atë që kërkon, vendi shkon në zgjedhje (VIDEO)

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Daka ka thënë se nuk beson që LDK-ja do të pranonte një koalicion vetëm në këmbim të pozitës së presidentit, pa përfshirë edhe poste të tjera në qeveri.

“Nuk besoj që LDK hyn në koalicion vetëm me një pozitë të presidentit, pa marrë edhe atë pjesën e kulaçit në qeveri. Do të ishte e çuditshme, sepse tash e ka mundësinë të kërkojë çka të dëshirojë, të gjitha natyrisht përveç pozitës së kryeministrit”, ka deklaruar Daka në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

Sipas saj, ky është momenti që LDK-ja të kërkojë ato që i konsideron të nevojshme, pasi nëse nuk arrihet një marrëveshje, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Është momenti që t’i kërkojë, sepse nëse nuk i merr ato që dëshiron, atëherë shkojmë në zgjedhje. Kjo është formula në të cilën llogarit Abdixhiku. Lumir Abdixhiku e tha se nuk është i interesuar për pozitën e kryeparlamentarit dhe besoj që ky qëndrim do të mbetet”, shtoi Daka./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT