Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajme‘Takimet lamtumirëse’, Hovenier takon Besnik Bislimin, përsërit zotimin e SHBA për Kosovë...

‘Takimet lamtumirëse’, Hovenier takon Besnik Bislimin, përsërit zotimin e SHBA për Kosovë sovrane dhe të integruar në BE

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka zhvilluar takimin lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai tha se në këtë takim e ritheksoi përkushtimin e ShBA-së për një Kosovë sovrane dhe përforcimin e mbështetjes për përparimin e vendit në integrimet euroatlantike.

“Në takimin tim lamtumirës sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ritheksova përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT