Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër çdo përpjekjeje për hapjen e proceseve të reja gjyqësore ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “manovra të revizionizmit politik”.
Në një reagim, OVL-UÇK-ja ka deklaruar se tentativat për të hapur procese të tilla synojnë, sipas saj, ta paraqesin si kriminale një luftë çlirimtare dhe të cenojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit.
“Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet”, thuhet në reagimin e organizatës, e cila ka bërë thirrje që “plagët e vjetra të mos ngacmohen” me qëllim të goditjes së vlerave të luftës apo destabilizimit të rajonit.
OVL-UÇK ka akuzuar gjithashtu disa qarqe politike në Maqedoninë e Veriut për përpjekje për shtrembërim të historisë për interesa politike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


