Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeItalia “shkundet” nga tërmeti 4.7 ballësh, dëmtohen ndërtesa e shkaktohen ndërprerje të...

Italia “shkundet” nga tërmeti 4.7 ballësh, dëmtohen ndërtesa e shkaktohen ndërprerje të rrymës – PAMJE

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballësh ka goditur të premten zonën Campi Flegrei, pranë qytetit jugor italian Napoli, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, pezullim të disa shërbimeve të trenave dhe metrosë, si dhe dëme në disa ndërtesa.

Tërmeti është regjistruar në orën 19:46, me epiqendër në zonën Campi Flegrei, në perëndim të Napolit, ndërsa thellësia e tij ishte rreth 3 kilometra nën sipërfaqen e tokës, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Shërbimi i zjarrfikësve ka bërë të ditur se ka pasur raportime për dëme të vogla në ndërtesa në Napoli dhe zonat përreth, por ekipet e emergjencës nuk kanë pranuar kërkesa të menjëhershme për shpëtim apo ndihmë nga banorët.

Zyrtarët lokalë njoftuan se shërbimet e trenave dhe metrosë janë pezulluar përkohësisht si masë sigurie.

Mediat italiane raportuan se ky ishte një nga tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë. Pas lëkundjeve, shumë banorë dolën me nxitim nga ndërtesat dhe u vendosën në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT