Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri i bindur: Më 7 qershor, AAK do të marrë rezultatin më...

Tahiri i bindur: Më 7 qershor, AAK do të marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se partia ku ai vepron, në zgjedhjet e 7 qershorit do të marrë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë në zgjedhje qendrore.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri tha se AAK-ja është më e fuqishme kur garon e vetme, transmeton Klankosova.tv.

“Ka pasur diskutime, mirëpo herët e kemi bërë të ditur që Aleanca garon vetë. Aleanca është më e fortë kur garon me logon e vet, kur garon me kauzën e vet dhe mësimet e së kaluarës tregojnë që nuk kemi kaluar mirë me koalicione. Mendoj që kësaj radhe Aleanca do ta marrë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë në zgjedhje qendrore”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT