Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportSuperliga, Champions League dhe Liga Unike, veç në Artmotion

Superliga, Champions League dhe Liga Unike, veç në Artmotion

E mbushur plot me ngjarje sportive do të jetë Artmotion.

Krejt çka ju duhet është të uleni para ekraneve televizive dhe t’i shijoni spektaklet që i ofron platforma më e madhe televizive në trojet shqiptare.

Me fillim nga ora 12:30, zhvillohet ndeshja e javës së 24-të e Superligës së Kosovës në futboll, mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

Kjo lojë transmetohet në kanalin Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit, njofton Klankosova.tv

Më pas, nga ora 14:00 do të luhet ndeshja Malisheva – Gjilani, e cila transmetohet në kanalin e dytë të sportit, me komentimin e Lirim Pecit.

Dhe radha i vjen Champions Leagues.

Termini 18:45, është i rezervuar për ndeshjen Lille – Dortmund.

Kjo lojë transmetohet në Sport 1, me Arlind Sadikun.

Por, kjo s’është e tëra.

Artmotion sjell edhe dy ndeshje mjaft interesante basketbollistike të Ligës Unike.

Nga ora 19:00, në kanalet Sport 3 dhe 4 vijnë lojët Bashkimi – Teuta, përkatësisht Besëlidhja – Vëllaznimi.

Bashkimi – Teuta, komentohet nga Ulpiana Emra.

Nga ora 21:00, kthehet përballjet interesante të Ligës së Kampionëve.

Arsenal – PSV, transmetohet në kanalin Sport 1 të Artmotion.

Në kanalin e dytë të sportit në Artmotion, vjen sfida mes Aston Villas dhe Club Brugge.

Derisa derbi i mbrëmjes mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës.

Krejt në fund të spektaklit sportiv, në platformën më gjigante televizive në ora 23:30, vijnë momentet kryesore të ndeshjeve të Champions League.

Golat, rastet dhe çdo tjetër transmetohen në kanalin e parë sportiv të Artmotion.

The post Superliga, Champions League dhe Liga Unike, veç në Artmotion appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT