Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për Klankosova.tv, rreth orës 20:15 është pranuar informacioni se një person po sulmonte qytetarët brenda qendrës tregtare.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta neutralizojnë situatën dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku po intervistohet lidhur me rastin.

Rugova ka bërë të ditur se, fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT