Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Gjilan ku të përfshira ishin një motoçikletë dhe një veturë.
Lajmin për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se ngjarja ka ndodhur në orën 20:00 në rrugën “Pajazit Ahmeti”.
Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar për tretman në Qendrën Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
“Më datën 06.08.2026 rreth orës 20:00, në rrugën ‘’Pajazit Ahmeti’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan”.
Tutje Osmani tha se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”.


