Një rast i sulmit dhe dëmtimit të pronës është raportuar mbrëmjen e së mërkuës në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:45, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe më pas ka goditur me veturën e tij automjetin e viktimës me veturën e tij, raporton KlanKosova.tv.
Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se i dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Fushë Kosovë 06.05.2026 – 22:45. Lidhur me rastin, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka goditur veturën e viktimës femër kosovare me veturën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti nën hetime”./KlanKosova.tv.


