Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportSuhareka mposht Feronikelin

Suhareka mposht Feronikelin

Përballja e fundit e xhiros së 24-të në Superligën e futbollit, i solli tre pikë të vlefshme Suharekës.

Në ballafaqimin e sotëm në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, që nisi në orën 14:00, vendësit mposhtën me rezultat 2-1 Feronikelin74.

“Të verdhët” arritën të krijojnë epërsi të dyfishtë, por mysafirët ia dolën të ngushtojnë këtë epërsi në minutën e 78-të.

Megjithatë, deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim të rezultatit.

Kështu, Suhareka me këto tre pikë ngjitet nga vendi i 9-të në të 8-tin, ndonëse ende në zonën e rrezikshme, kurse Feronikeli mbetet në vendin e fundit. /Klankosova.tv

The post Suhareka mposht Feronikelin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT