Bujqit në Kosovë ende nuk kanë përfituar subvencionet për këtë vit, ndonëse punimet pranverore janë kryer dhe çmimet e naftës dhe inputeve bujqësore kanë shënuar rritje.
Sipas fermerëve dhe përfaqësuesve të sektorit, Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka hapur programin e subvencioneve, pasi është në përgatitje udhëzimi administrativ.
Në total, për këtë vit është paraparë që bujqit të mbështeten me rreth 7 milionë euro, përfshirë naftën dhe inputet bujqësore.
Eksperti i agrobujqësisë, Reshat Ajvazaj, thotë se subvencionet do të ndihmonin në uljen e kostos së prodhimit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së fermerëve në treg.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:


