Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeSot varroset 30-vjeçari që humbi jetën pasi u ther me thikë në...

Sot varroset 30-vjeçari që humbi jetën pasi u ther me thikë në Gjakovë

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, në Gjakovë ku një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti.

I ndjeri do të varroset sot në varrezat e fshatit Jabllanicë në orën 17:00.

Sinjali raportoi në lidhje me këtë ngjarje ekskluzivisht ku viktima e këtij rasti ishte Rexhë Brahimaj, i cili fillimisht ishte paraqitur në QKMF me plagë të rënda në gjoks.

Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT