Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeSot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë...

Sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në njoftim shtohet se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e ministrisë.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT