Festivali ndërkombëtar i poezisë “Republika” këtë vit shënon edicionin e tij të 7-të, me pjesëmarrjen e 17 poetëve nga Ballkani dhe vende të ndryshme.
I dalluar për nga koncepti dhe mënyra e organizimit, ky festival ka fituar rëndësi jo vetëm në vendin tonë, por në rajon dhe më gjerë.
Përgjatë 3 ditëve do të ketë, promovime librash, shfaqje të dokumentarëve, panel diskutimi mbi përkthimet dhe letërsinë, ekspozitë, performance muzikore, interpretim të poezive, etj.
“Republika” ka natyrë jokonkurruese, duke nxitur frymën e miqësisë dhe kremtimin e ekselencës letrare, transmeton Klankosova.tv.
Ky festival zgjat deri më 16 shkurt dhe mbahet në Kino Armata në Prishtinë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


