Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës...

Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

Mbrëmjen e së mërkurës, një veturë ka shpërthyer në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes, transmeton Klankosova.tv.

Në automjet ndodheshin një vozitës rreth 40 vjeç dhe një pasagjere 24-vjeçare. Burimet e gazetares së Klan Kosova, Diellëza Berisha bëjnë të ditur se vozitësi është personi me inicialet N.H, kurse pasagjerja me inicialet J.I.

Si pasojë e shpërthimit, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe fillimisht është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pasagjerja ka pësuar lëndime më të lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet emergjente dhe prokurori kujdestar. Policia ka bërë të ditur se motivet e rastit ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e personit ose personave të dyshuar.

Shpërthimi i veturës në Gjilan, mësohet identiteti i vozitësit dhe pasagjeres

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT