Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeSmajlaj: Synimi ynë është i qartë, të forcojmë Degën e Aleancës në...

Smajlaj: Synimi ynë është i qartë, të forcojmë Degën e Aleancës në Prishtinë

Aleanca e Prishtinës ka mbajtur dje mbledhjen e Kryesisë së Degës, ku është diskutuar për angazhimet dhe objektivat e ardhshme të strukturës së partisë në kryeqytet.

Kryetari i Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajljaj, ka bërë të ditur se në takim ka marrë pjesë edhe anëtarësia e re, të cilës i ka uruar angazhimin.

Smajljaj ka deklaruar se fokusi do të jetë te bashkëpunimi, puna dhe angazhimi i të gjitha strukturave, me synim forcimin e Aleancës në Prishtinë.

“Synimi ynë është të forcojmë Degën e Aleancës në Prishtinë, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë dhe ta bëjmë Aleancën një forcë serioze politike me rol të rëndësishëm në qeverisjen lokale”, ka shkruar ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT