Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizSkenderaji s'e do, Kurti i gjuan kunja: Petardet le t'i ruajnë për...

Skenderaji s’e do, Kurti i gjuan kunja: Petardet le t’i ruajnë për festën e fitores

kanë kaluar rreth një orë prej kur ka përfunduar zyrtarisht takimi i thirrur në Skenderaj, i thirrur nga Vetëvendosja.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, sot e kanë mbajtur një tubim në Skenderaj, nga vendi i cili u priten me shumë kundërshti.

Paralelisht me tubimin e VV-së, një numër i qytetarëve janë mbledhur për rreth saj, duke e kundërshtuar tubimin e Kurtit dhe duke brohoritur emrin e PDK-së dhe emrin e kundërshtarit të vjetër politik të Kurtit, ish-presidentit Hashim Thaçit.

Kundërshtuesit e shkuarjes së Kurtit në Skenderaj, sipas gazetares Qëndresa Bellagoshi, e cila e ndoqi nga afër këtë tubim, hodhën mjete piroteknike në drejtim të përkrahësve ët VV-së.

Bellagoshi tha se kjo situatë shkoi edhe më shumë në eskalim kur Kurti, nisi që të shkonte në drejtim të tubimit, që i binte të ecte në një pjesë disa metërshe në shesh.

Në gjithë këtë tension, Kurti e mbajti fjalimin e tij dhe përdori ironi karshi atyre që ishin mbledhur për ta kundërshtaur duke u thënë se “petardet që iu kanë tepruar nga Viti i Ri, në rast se iu teprojnë edhe sot, le t’i ruajnë për t’i shfrytëzuar në festën e fitores së VV-së”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT