Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeS’ishte kallashnikov, Ardita e vrau Ilazin me revole (VIDEO)

S’ishte kallashnikov, Ardita e vrau Ilazin me revole (VIDEO)

Autorja e tragjedisë në Majac, Ardita Gashi, nuk u mbijetoi plagëve të vetëshkaktuara. Ajo, pasi vrau partnerin e saj, Ilaz Brahimi, plagosi rëndë një familjare dhe më pas qëlloi veten.

Të dyja të plagosurat u dërguan në gjendje të rëndë në QKUK, por e moshuara ndërroi jetë në orët e para të së hënës, duke e çuar numrin e viktimave në tre.

Familjarët nuk u deklaruan publikisht, por konfirmuan se arma e përdorur ishte revole dhe jo kallashnikov, siç u raportua fillimisht.

Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT