Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një postim, Gucati ka thënë se ky është një vendim politik.
Ai ka kritikuar procesin në Hagë, duke thënë se që nga fillimi nuk është parë transparencë, paanshmëri dhe drejtësi e vërtetë.
“Në vend të tyre, pamë vetëm montime dhe padrejtësi të veshura me petkun e ligjit. Po tentojnë të gjykojnë lirinë, por liria nuk mund të prangoset. Burrat e mëdhenj të kombit, që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë vetë dëshmia e sakrificës sonë për ekzistencë. Mund ta vonojnë, por kurrë nuk do ta mposhtin të vërtetën. Në fund, pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë mbi çdo intrigë e çdo gjykatë. Lavdi luftës së pastër të UÇK-së.”, ka shkruar Gucati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


