Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeShtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Behrami: Kjo gjykatë po ua...

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Behrami: Kjo gjykatë po ua kalon edhe atyre të ish-Jugosllavisë

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për 20 korrik.

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në “Edicionin Special” të Klan Kosova, e ka kritikuar këtë vendim si të motivuar politikisht.

Ai tha se Gjykata Speciale nuk ka funksionuar si një gjykatë ndërkombëtare, hibride apo lokale, por sipas tij ka qenë një institucion “puro politik” që ka përndjekur politikisht krerët e UÇK-së.

“Ky është sërish një vendim politik i kalkuluar mirë, meqë Gjykata Speciale për një kohë të gjatë nuk funksionin si gjykatë, as ndërkombëtare, as hibride, as të nivelit të Kosovës, as të Ballkanit, por është një gjykatë puro politike, e cila në vazhdimësi është përkujdesur për t’i përndjekur politikisht krerët e UÇK-së, dhe ky vendim është politik dhe po bëhet për të disatën herë”, tha Behrami, transmeton Klankosova.tv

Ai theksoi se “kjo gjykatë po ua kalon edhe gjykatave të ish-Jugosllavisë së Titos”.

Ndiqeni deklarimin e Behramit:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT