Publicisti Pal Shtufi ka folur për periudhën kur është kthyer nga Zvicra ku jetonte dhe vepronte, ai tha se në atë periudhë nga Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, i ishte kërkuar që të jetë këshilltar i Vjosa Osmani, që pritej të bëhej kryeministre, pasi ishte kandidate e LDK-së.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se Osmani e mori një mbështetje goxha të madh nga LDK-ja.
“Ka qenë një aksion i jashtëzakonshëm i yni, kemi qenë një ushtri që e kemi ngritur Vjosën, madje ka qenë edhe kërkesë e Isa Mustafës personalisht, se duhet ta mund Albin Kurtin edhe personalisht, jo vetëm për LDK-në, Vjosa duhet ta mund Albinin personalisht. Isa Mustafa dhe krejt LDK-ja, Isa ka qenë shumë i sinqertë me Vjosën në atë periudhë”, ka thënë Shtufi.
Ai ka thënë se nuk pati mundësi që të bëhet këshilltar, pasi sipas tij, Osmani kur u bë koalicioni me LVV-në, kishte filluar të kishte qëndrime të njëjta me Albin Kurtin që atëherë ishte kryeminsitër, dhe sipas tij, kishin qëndrime kundër Amerikës, dhe ky nuk i kishte të tilla.
“Unë nuk jam përmbajtur në momentin që kanë filluar mosmarrëveshjet me Richard Grenellin, kur kan filluar problemet me Amerikën, unë kam dalë në mënyrë të hapur në mbrojtje të LDK-së. Më 8 mars na kanë ftuar në bibliotekë, i kam takuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani, dhe u kam thënë se po a m’i lexoni shkrimet, Albini tha nuk kam mundësi por me mi dërgu me email më tha i lexojë, ndërsa Vjosa më tha se nuk i ka lexuar, ajo i kishte lexuar të gjitha sepse një orë më vonë e pranoi”.
“Unë në ato shkrime isha në krah të Amerikës, në krah të LDK-së, aty shihej se qartë nuk mundesh të jesh këshilltar i një zonje që ishte pastaj kryetare e Kuvendit derisa ti e ke një qëndrim diametralisht të kundërt”, tha Shtufi.
Tutje, ai tha më pas LDK-ja nuk e kishte larguar Osmanin nga kjo parti, por ajo vet kishte zgjedhur për t’u larguar.
“Nuk ka ndryshuar, Zonja Osmani ka tradhtuar në mënyrën më të egër që dikush mund të bëjë është shembulli më negativ i njeriut se si për interesat të ngushta personale arrin një subjekt si LDK-në që ta dërrmojë deri në atë shkallë”.
“Nuk ka tjetër Osmani është përgjegjëse për shkatërrimin e LDK-së, sepse ne e ngritëm. Por kjo ishte me Albinin 100 për qind edhe sa ishte në LDK. Unë nuk kam mundur as ta besoj, mua më thanë njerëzit më 8 mars se çfarë do të ndodhte me të 20-tin”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


