Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një motoçiklete në hyrje të Pejës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në rrugën “Zahir Pajaziti”, pranë semaforëve.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.
I njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


