Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeShtufi: Me Vjosa Osmanin LDK-së i kthehen 100 mijë vota (VIDEO)

Shtufi: Me Vjosa Osmanin LDK-së i kthehen 100 mijë vota (VIDEO)

Opinionisti Pal Shtufi ka deklaruar se pjesëmarrja e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit do të ketë efekt në rezultatin e përgjithshëm.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se garimi i saj me LDK-në, do t’ia sjellë këtij subjekti politik rreth 100 mijë vota.

“Rëndësi ka që kthimi i Vjosa Osmanit gjithsesi se ka me pas efekt. Kurti s’ka mund ta durojë rritjen e saj, sidomos në vitin 2025. Kështu që besoj që ata votues që i ka marrë Osmani në atë kohë dhe i ka bartë te një anë tjetër, unë besoj se ata do të kthehen, e ata janë 100 mijë votues”, ka thënë Shtufi.

Ai ka kritikuar qeverisjen e Kurtit, duke thënë se për gjashtë vjet nuk ka sjellë ndonjë rezultat, përfshirë edhe mungesën e luftimit të korrupsionit, që sipas tij, ka qenë kauzë e VV-së.

“Kur premton Kurti më kujtohet Enver Hoxha, premtime të një sistemi të harruar nga njerëzimi. Ai nuk ka program ekonomik e politik, programi i tij është mashtrimi. Për gjashtë vjet nuk ndodhi kurgjo, as lufta kundër korrupsionit.”, ka shtuar ai. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT