Erza Çarkaxhiu, shqiptarja që jeton në Turqi, është shprehur tejet e emocionuar për ndeshjen historike të Kosovës ndaj kombëtares turke.
Përmes një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, Çarkaxhiu tha se të gjithë shqiptarët në Turqi janë bërë gati për ndeshjen e sotme, e cila vlen për kualifikim në Kupën e Botës, transmeton Klankosova.tv.
“Unë krejt shpresën dhe besimin e kam që do të fitojë Kosova, dhe jo ata”, u shpreh ajo.


