Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasada amerikane njofton për takimin Wendt-Begaj: U rikonfirmua partneriteti mes dy vendeve

Ambasada amerikane njofton për takimin Wendt-Begaj: U rikonfirmua partneriteti mes dy vendeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar për takimin e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, me Presidentin Bajram Begaj.

Sipas ambasadës, Wendt i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit Begaj, duke shënuar nisjen zyrtare të detyrës së tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit, Wendt dhe Begaj rikonfirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Palët diskutuan gjithashtu për avancimin e prioriteteve të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.

Takimi u zhvillua pas ceremonisë së paraqitjes së Letrave Kredenciale nga ambasadori Wendt te Presidenti i Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada amerikane njofton për takimin Wendt-Begaj: U rikonfirmua partneriteti mes dy vendeve appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT