Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeProtestë në Hamburg kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale

Protestë në Hamburg kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale

Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës po protestojnë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.

Një protestë është mbajtur sot edhe në Hamburg të Gjermanisë, ku një numër i madh i bashkatdhetarëve janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

Protestuesit kanë kundërshtuar aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Protestat e diasporës shqiptare kundër këtij vendimi janë zhvilluar edhe në qytete të tjera jashtë Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT