Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAUV tërheq nga tregu “Flips Ketchup” të Pestovës, gjendet alergjen i padeklaruar

AUV tërheq nga tregu “Flips Ketchup” të Pestovës, gjendet alergjen i padeklaruar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit ushqimor “Flips Ketchup”, prodhues PESTOVA L.L.C., pasi është konstatuar prania e gjurmëve të alergjenit të qumështit, i cili nuk është deklaruar në etiketën e produktit.

Rasti është evidentuar përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me numër njoftimi 2026.8267. Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli zyrtar në Slloveni është marrë mostër e produktit, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e gjurmëve të qumështit.

Sipas vlerësimit të riskut, produkti konsiderohet i pasigurt për konsumatorët që janë të ndjeshëm ose alergjikë ndaj qumështit.

Pas pranimit të njoftimit, AUV ka nisur procedurat e gjurmueshmërisë për prodhimin dhe shpërndarjen e produktit. Gjatë kontrollit te operatori PESTOVA SHPK është konstatuar se produkti ishte ende në stok.

Bëhet fjalë për lotin FK 04/26, me datë skadimi 11.02.2027. Nga ky lot janë prodhuar gjithsej 20 mijë e 406 pako, të cilat më pas janë eksportuar në disa vende.

AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu dhe ka ndaluar shitjen apo distribuimin e sasisë së mbetur në depo.

Po ashtu, është vendosur masë kufizuese për prodhimin dhe vendosjen në treg të produktit të ri deri në përfundimin e analizave laboratorike për praninë e alergjenëve të qumështit dhe korrigjimin e deklaracionit të produktit.

Pas rezultateve laboratorike, AUV do të vendosë për fatin e produktit, bazuar në rezultatet e analizave dhe përputhshmërinë e etiketimit me kërkesat ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT