Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident me tri automjete në Mramor, tre persona të lënduar

Aksident me tri automjete në Mramor, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Sinjali se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe në të janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT