Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeShqetësuese: Sinjali siguron pamje ekskluzive nga përleshja në “Sunny Hill”

Shqetësuese: Sinjali siguron pamje ekskluzive nga përleshja në “Sunny Hill”

Pas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali për përleshjen mes dy shtetasve të huaj Aron Radik rreth 33 vjecar, shtetas i Estonisë, dhe Billey Alexandre rreth 19 vjecar, shtetas i Holandës. në Sunny Hill, redaksia ka siguruar edhe videon që dokumenton momentin e konfliktit.

Në video shihen disa persona duke u përleshur fizikisht, ndërsa të tjerë përpiqen të ndërhyjnë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën. Atmosfera bëhet e tensionuar për disa çaste, derisa konflikti vazhdon mes të pranishmëve.

Siç kishte raportuar më herët Sinjali, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në hapësirat e festivalit në Bërnicë të Prishtinës. Dy shtetas të huaj dyshohet se i shkaktuan lëndime trupore njëri-tjetrit, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Të dy janë ndaluar për 48 orë.

Rasti mbetet në hetim

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT