Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeShpërthim në fabrikën e raketave në Korenë e Jugut, 5 të vdekur...

Shpërthim në fabrikën e raketave në Korenë e Jugut, 5 të vdekur dhe 2 të lënduar

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi dhe zjarri në një linjë prodhimi të shtytësve raketorë në Korenë e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në një fabrikë të kompanisë Hanwha Aerospace në qytetin Daejeon, sipas autoriteteve lokale.

Zyrtarët e zjarrfikësve kanë bërë të ditur se dy persona kanë arritur të dalin vetë nga objekti, njëri prej tyre me djegie të rënda.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se identifikimi i viktimave ende nuk është bërë për shkak të gjendjes së rëndë të trupave.

Hetimet për shkaqet e shpërthimit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT