Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizShpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother...

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë – Telegrafi

E ftuar në emisionin “Fun Club”, Xheneta tregoi se kishte marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother VIP Albania, për t’u bërë pjesë e formatit.

Ajo sqaroi se ishte kontaktuar nga stafi ndërsa ishte ende brenda BBVK dhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj, por nuk arriti marrëveshje për të hyrë.

Mirëpo, Ronaldo Sharka e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë, duke thënë: “Unë di të kundërtën, Xheneta ka kërkuar vetë të futet në Big Brother VIP Albania 4. Do të doja të ishe e sinqertë sonte me publikun.”

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta e mohoi menjëherë këtë pretendim, duke u shprehur: “Jo, kjo është shpifje. Unë i kam mesazhet.”

Debati u përshkallëzua më tej, me Ronaldon që insistoi: “Shpifje nga kush? Kush po shpif?”

Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta u përgjigj: “Ata që ta kanë thënë ty, ose ti po shpif. Sepse unë i kam mesazhet kur familja ime është kontaktuar në momentin kur unë kam qenë në Big Brother dhe mbas Big-ut kur kam përfunduar, unë kam folur me produksionin e Shqipërisë dhe kam qenë e mirëseardhur këtu, kam pasur shumë mikpritje të mirë, por thjesht nuk jemi pajtuar.”

Ronaldo nuk u tërhoq: “Pra, ke kërkuar të futesh në Big Brother.”

Xheneta reagoi e revoltuar: “Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk të lejoj të shpifësh. Merr informacione të sakta!”

Ronaldo e ironizoi: “Zonja gjykatëse, prokurore, të lutem më lër të mbaroj.”

Xheneta: “Nuk jam as gjykatëse as prokurore, por ndoshta një ditë mund të të mbroj!”

Ronaldo e mbylli me një ton provokues: “Qetësohu zemër, qesh pak.” /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT