Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmePas rastit me malarie në QKUK, infektologu: Konsultohuni para udhëtimeve në vendet...

Pas rastit me malarie në QKUK, infektologu: Konsultohuni para udhëtimeve në vendet endemike

Pas konfirmimit të rastit të malaries në QKUK, infektologu Gramoz Bunjaku ka dhënë disa këshilla për qytetarët që udhëtojnë në vende ku kjo sëmundje është e përhapur.

Bunjaku ka apeluar që udhëtarët të mos nisen drejt këtyre zonave pa u konsultuar më parë me specialistët e sëmundjeve infektive dhe pa marrë masat e nevojshme parandaluese.

Sipas tij, malaria mund të përparojë shpejt dhe të kthehet në gjendje kërcënuese për jetën brenda pak orësh.

Ai përmes një postimi ka theksuar se para udhëtimit në vendet endemike duhet të merret profilaksa e duhur, ndërsa para kthimit duhet të konsultohet mjeku për planin e veprimit në rast të shfaqjes së simptomave.

“Parandalimi është trajtimi më i mirë. Një konsultë para udhëtimit mund t’ju shpëtojë jetën”, ka shkruar Bunjaku.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2025, 83 vende dhe territore vazhdojnë të jenë endemike për malarie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT