Pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në 40 minuta.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në:
- Dheu i Bardhë – deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra.
- Muçibaba – deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra.
- Merdarë – deri në 30-40 minuta pritje në dalje.
Ndërkohë, në pikën kufitare Hani i Elezit ka pritje rreth 10 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona rreth 100 metrash.
Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra, ndërsa kolonat janë minimale ose nuk ka fare.
Të dhënat janë përditësuar në orën 19:12.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


